a ka kolona ne kufi keto jane te dhenat e fundit 6a7af016e27a6

A ka kolona në kufi? Këto janë të dhënat e fundit

August 11, 2026
1 minut lexim

Në pikëkalimet kufitare të Kosovës aktualisht nuk raportohet për pritje të gjata, ndërsa lëvizja e automjeteve po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara.

Sipas të dhënave të publikuara për gjendjen në kufi, në shumicën e pikave pritjet për hyrje dhe dalje janë 3 deri në 5 minuta.

Në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë 3–5 minuta, ndërsa për dalje arrijnë deri në 15 minuta.

Në Qafë të Morinës,shkruan Sinjali automjetet po presin 2–3 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje, ndërsa në Qafë të Prushit pritjet janë 1–2 minuta.

Ndërkaq, në pikat Bërnjak, Glloboqicë, Hani i Elezit, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq dhe Vërmicë, koha e pritjes për automjete raportohet të jetë 3–5 minuta në të dyja drejtimet.

Gjendja në kufi mund të ndryshojë gjatë ditës, veçanërisht me rritjen e fluksit të automjeteve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi spoti qeveritar per 35 vjetorin e pavaresise nuk perfshin shqiptaret e as te arriturat historike 6a7ad9c75a7cf
Lajmi i mëparshëm

BDI: Spoti qeveritar për 35-vjetorin e pavarësisë nuk përfshin shqiptarët e as të arriturat historike

arrestohet turisti ne durres policia i gjen ne cante pistolete me karikator te mbushur me fisheke 6a7af0ca570a2
Lajmi i radhës

Arrestohet turisti në Durrës, policia i gjen në çantë pistoletë me karikator të mbushur me fishekë

Të fundit nga

ShkoLartë