a ka gabim te mjekeve per vdekjen e janes se vogel 641dc8981d824

A ka gabim të mjekëve për vdekjen e Janës së vogël?

March 24, 2023
min lexim

Që në mëngjes inspektorët kryen kontrolle të jashtëzakonshme në Spitalin e Manastirit për të konstatuar arsyet për vdekjen e vajzës 6 vjeçare Jana, përkatësisht të konstatohet nëse bëhet fjalë për gabim të mjekëve. Babai i Janës tha se kur e ka sjellë vajzën e tij në spital ka pasur ftohje dhe temperaturë pak të lartë. Atje i ka dhënë glukozë në infuzion edhe paraprakisht analiza ka treguar se vlera e sheqerit në gjak ishte 9.

“Pas infuzionit niveli i sheqerit në gjak u rrit në 19, pas çka gjendja iu përkeqësua. E dërguan në një sallë tjetër, thirrën anesteziologë, i dhanë diçka dhe pak iu përmirësua gjendja. I vendosën aparat për ndjekjen e punës së zemrës, për pulsin, oksigjen. Anesteziologët u larguan dhe vajza përsëri filloi të humbet. Unë e shikoja përmes xhamit. Provuan me elektroshok, me masazh të kraharorit që ta kthejnë, por pa sukses”, tha Stojçe Hristovski, babai i Janës.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, pohojnë se nëse dëshmohet se bëhet fjalë për gabim të mjekëve do të kërkohet përgjegjësi. Mexhiti tha se që dje është në komunikim të vazhdueshëm me personat përgjegjës të spitalit dhe se sot ka takim me drejtorin e spitalit Aleksandar Obedinkovskin për t’i referuar për rastin.

“Në lidhje me këtë rast është informuar Prokuroria publike. Të gjithë detajet do të ndahen me opinionin kur t’i kenë institucionet kompetente. Duhet në bazë të fakteve të konfirmohet gjendja objektive se çfarë ka ndodhur atje dhe në bazë të atyre fakteve të shqiptohen sanksione adekuate atje ku duhet”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

“Sapo dëgjuam dje menjëherë vepruam, siç tha edhe kryeministri, shërbimet e inspektimit janë atje dhe presim epilog dhe menjëherë do të informoheni. Ne ishim në kontakt me familje, kemi kontakt edhe me to, së pari të shohim ku është gabimi. D.m.th. presim epilog nga institucionet kompetente, nga Inspektoratit Sanitar dhe menjëherë do të informoheni në lidhje me atë se çfarë do të veprojmë më tej”, deklaroi Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

Obduksioni i Janës së vogël ka përfunduar dje, por ende nuk ka rezultate në lidhje me atë se cila është arsyeja konkrete për vdekjen e vajzës.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

super perballja mes vellaznimit dhe ponte prizrenit 641dc89506fd5
Story i mëparshëm

Super përballja mes Vëllaznimit dhe Ponte Prizrenit

aktivitetet policore te drejtorise rajonale mitrovice veri 641dca3dc62f7
Story i radhës

Aktivitetet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri

Të fundit nga

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk preket, rrini rahat!

Zv.kryeminisrti i parë, Izet Mexhiti, edhe një herë është prononcuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka shkruar se përdorimi i gjuhës shqipe i garantuar me këtë ligj nuk cënohet. “Në

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke u goditur “flotën në hije” të cisternave të naftës së

Merr vendimin

Pepe Reina ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 42-vjeçare. Portieri i Comos, kampion bote me Spanjën në 2010 dhe dy herë kampion Europe në 2008 dhe 2012, njoftoi tërheqjen
ShkoLartë