A ka fraksione brenda BDI-së? Përgjigjet Grubi

1 minut lexim

Zëvendëskryeministër i parë Artan Grubi i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, mohon të ketë fraksione brenda BDI-së. Sipas tij mungesa e formimit të Kryesisë Qendrore të partisë ka ardhur për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të njëpasnjëshme, por jo për shkak të fraksioneve të partisë

“2 vjet i kemi humbur nga pandemia, nuk mblidheshim dot. Ndërkohë në këto dy vite kishim dy procese zgjedhore. Nuk kishte as kohë dhe as energji për t’u fokusuar në formimin e organeve partiake. Ishte shumë dinamike kjo periudhë. Nuk janë krijuar fraksione brenda BDI-së, të paktën fraksione formale jo.”- tha Grubi.

https://www.facebook.com/watch/?v=496452715289893

Story i mëparshëm

Abazoviç kërkon postet kryesore në një qeveri të ardhshme, që të garantohet kursi perëndimor i Malit të Zi

Story i radhës

Takim Osmani-Reinsallu

Të fundit nga