A jeni pro serb? Rama bën ironi: Jam më shumë se aq, jam vëllai i Vuçiç

min lexim

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët në Kosovës nëse është pro serb. Në përgjigje Rama tha me ironio, se jo vetëm kaq, por është vëllai i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Më tej ai sqaroi se nëse do ta shihnin se çfarë marrëdhënie ka me kryeministrin Albin Kurtit, do të ndryshon mendoim dhe do të thonin se është vëlla me të dhe jo me Vuçiçin.

“A jam pro serb, jam më shumë se kaq. Jam vëllai i Vuçiçit. E dini dhe e keni bërë status timin. Por përtej kësaj, këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin  sotëm. Duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që integrojnë këtë pjesë të Evropës, që është me prapambetur, në një nivel tjetër ekonomik dhe shoqëror.

Nuk besoj se qasja jonë ndaj Serbisë ndikon në qasjen përfundimtare. Janë dy rrugë të ndryshme, me të njëjtin qëllim. Njohja e Kosovës dhe paqja në rajon. Me albinin kemi marrëdhënie të kahershme, miqësore dhe e tillë do të jetë gjithmonë. Jemi njerëz me bindje të forta. Nëse shihni marrëdhënien time me kryeministrin e Kosovës, do bindeni dhe do thoni: ‘jo mo nuk qenka vëlla i Vuçiçit por i Kurtit. Më lini të jem vllau i dyve se mund t’ju duhem në të ardhmen.,” u shpreh Rama./albeu.com

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në tre javë Diablo Immortal fiton 24 milionë dollarë

Story i radhës

Babai rreh të bijën 12-vjeçare në Korçë, një vit më parë e kishte ngacmuar seksualisht

Të fundit nga