A je shumë e re për të nisur botoksin?

May 29, 2022
min lexim

Fytyra e njeriut ndyrshon vit pas viti dhe këtu jemi para një fakti bazik të anatomisë. Sesi ju zgjidhni t’i trajtoni rrudhat është vendimi juaj. Mund t’i parandaloni, mund t’i trajtoni ose thjesht t’i përqafoni dhe tregoni me krenari. Kjo, varet nga çfarë ju bën ju më të lumtur, por së fundmi tek të rinjtë shihet një tendencë në rritje për të bërë botoks.

Dëshira për t’u dukur perfektë në foto dhe jo vetëm është gjithnjë e më e madhe në një moshë fare të re dhe pyetja që lind natyrshëm është: A je shumë i ri për të bërë botoks? Kur themi “shumë i ri” e kemi fjalën për moshën pas të 20-ave.

A është diçka e sigurtë kjo procedurë rreth kësaj moshe?

Me studimet e kryera deri tani, PO, është e sigurtë! Nisur nga fakti që FDA-ja ka aprovuar përdorimin e botoksit për rrudhat e krijuara në mesim e vetullave në 2002 dhe rrudhat e ballit në 2017-ën, tregon se efektet e tij në lëkurë për një periudhë të gjatë kohe nuk janë ende të disponueshme.

Nuk ka ende asnjë studim të mirëfilltë që tregon çfarë botoksi mund t’i bëjë njerëzve që e përsërisin për vite me radhë. Gjithçka dihet është që nuk është i dëmshëm dhe nuk ka pasoja negative, por është e vështirë të kryesh një studim të detajuar për të kuptuar sesi masa muskulare do të ishte nëse s’do të kishe bërë botoks të përsëritur.

Për ta bërë këtë do të duhej që pacientët të injektonin një anë të faqes dhe anën tjetër jo- gjë për të cilën askush nuk bie dakord.

Lajmi i mirë në gjithë këtë është se kolagjeni- elementi që i jep lëkurës atë shkëlqimin dhe pamjen e re- s’do të ndikohet nëse ju i nisni që në moshë të hershme të tilla trajtime. Rrudhat e ballit përshembull, mund të dobësohen nëse keni bërë botoks në mënyrë të përsëritur.

Rreth cilës moshë mund të filloni ta konsideroni botoksin parandalues?

Sipas mjekëve estetikë, fundi i të 20-ave dhe fillimi i 30-ave është koha më e mirë për ta konsideruar procedurën, duke e marrë të mirëqënë që jeni kujdesur gjatë gjithë kohës për lëkurën tuaj. Një mënyrë e mirë për të parë nëse jeni gati pr botoks është të vini re vijat në zonën e ballit, syve apo rreth gojës gjatë kohës kur nuk keni asnjë shprehi në fytyrën tuaj. Nëse është e nevojshme, filloni me doza të lehta pasi nuk është ideja e një balli të ngirë, por parandalimit të rrudhave të përkeqësuara me kalimin e moshës.

Pra jeni shumë të rinj për botoks? Nëse jeni nën 21-vjeç, po!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në Gjenevë u zhvillua ndeshja humanitare e yjeve 

Story i radhës

Fletushkë e dyshimtë: Rusia dëshiron të joshë ushtarët e rinj në luftë me 300,000 rubla në muaj

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë