Këngëtari Alban Ramosaj është një emër i njohur për vendin tonë. Artisti arriti një sukses të madh këtë me këngën ‘Theje’ në festivalin e RTSH-së, e cila u pëlqye shumë nga publiku apo me hitin ‘Theje’ ku arriti të rrëmbente dhe çmimine parë në festivalin e “Kënga Magjike’.
Tashmë këngëtari po tenton të rikthehet në industrinë e muzikës dhe së fundmi ka publikuar këngën “A je me najkon”, e cila është pëlqyer goxha nga fansat e tij.
Albani ka realizuar një intervistë virtuale për ndjekësit e tij ku tregon se është i hapur për ta pyetur në lidhje me këngën e fundit. Shumë pak dihet nga jeta e tij sentimentale dhe ndjekësit nuk kanë ngurruar ta pyesin artistin nëse ka dikë në krahë.
Alban Ramosaj/Instastory
“Po ti Alban a je me dikë”- e pyet një ndjekës ndërsa ai dha përgjigjen e papritur:
“Faleminderit, mendova se nuk do më pyesnit kurrë. Në fakt kjo kënga ishte thërritja ime primare çiftëzim. Përtej shakasë po të isha me dikë nuk do të pyesja apo jo”.
Rikujtojmë se disa kohë më parë Ramosaj nuk ka hezituar tju përgjigjet me nota ironie kur e pyesin nëse do të bëhej pjesë e një formati si “Big Brother Vip.”
“Meqë nuk do të hysh në BBV në Shqipëri, do të shkojë në BBV Kosova?”– pyet ndjeksi.
Alban Ramosaj e nis përgjigjen e tij i prerë teksa shkruan, “asnjërën.” Por më tej ai sjell idenë e një formati, reality-show, ku do të bënte pjesë padyshim, madje ai shpreh se do të paguante për t’u bërë pjesë. Kështu ai thekson se ky format duhet të ketë kulturë dhe individë të ndritur që të mos degradojë në toksicitet.
“Asnjërën. Në rast se do të ishte një format i cili konsiston në udhëtimin nëpër botë, ekspozim në ambiente të ndryshme të natyrës së egër, edukim mbi mbijetesë (pse jo argëtim), kulturë, dialogje me individual të ndritur e që kanë dy tre fjalë për të thënë, të cilat shërbejnë që kolektivi jonë të rritet para dhe me jo të degradojë pas me toksicitet, atëhere po. Madje s’do doja as të paguhesha- do paguaja unë. Por ky është mendimi im, ë? Tani që po e mendoj, ko nuk e patenoj ti ide.”- shkruan Albani.