Ekspertët thonë se derisa nuk ka prova të mjaftueshme që seksi iu bën më të përgjumur, mekanika themelore e kimikateve të lëshuara gjatë seksit mund të ndihmojë të bëni gjumë më të mirë.
Ndër të tjera, ka shumë të bëjë me hormonin oksitocinë, apo siç njihet ndryshe “hormoni i dashurisë”.
Neurologu, Amer Khan ka thënë se lirimi i oksitocinës ndodh atëherë kur kemi ndjenja dashurie, duke na bërë që të ndihemi më të relaksuar dhe ta lirojmë stresin.
“Hormonet e tjera, si dopamina, prolaktina dhe progesteroni, janë implikuar në ndikimin e mendjes me një ndjenjë lehtësimi, relaksimi dhe përgjumjeje pas aktit të seksit të kënaqshëm”, tha Kahn.
Por, pavarësisht kësaj ai u shpreh se kjo mund të ndryshojë tek secili njeri, shkruan Healthline.
Megjithatë, Khan ka thënë se nevojiten më shumë studime në shkallë më të gjera për të eksploruar këtë temë më në detaje.