A ishte Charles Manson produkti djallëzor i programeve sekrete të CIA-s?

December 6, 2022
min lexim

Charles Manson, sinonim i të keqes që nga viti 1969, viti i masakrës së tmerrshme të CieloDrive, dhe ngjarjeve tëpashlyeshme në kujtesën e SHBA-së dhe jo vetëm. Ai vdiq në vitin 2017, por fantazma e tij e përndjek ende Amerikën.

Asnjë kriminel nuk ka ushtruar një ndikim kaq të qëndrueshëm dhe të thellë në imagjinatën kolektive të amerikanëve. Asnjë kriminel nuk e ka pasur karizmën e tij, tërheqjen magnetikepër të rinjtë problematikë dhe që tëketë nxitur aq shumë vrasje. Dhe asnjë kriminel nuk ka pasur një profil kaq atipik:seks, drogë, rok&roll, apokaliptizëm biblik, dhe ëndrra për njëluftë racore.

Për Manson dhe “familjen” e tij vrasëse, janë shkruar libra, filma dhe dokumentarë . Por ka ka ende shumë për të thënë. Nga pikëpamja kulturore, nuk është e tepruar të thuhet se Manson ishte një lloj Anti–Krishtit, përçarja e dhunshme e së cilit e privoi Amerikën Puritane nga virgjëria e saj dhe shënoi “fundin e pafajësisë së saj” siç u shpreh dikur Vincent Bugliosi, prokurori i çështjes.

Manson ishte ai që përmes vrasjeve në Tate-Labianca, shpresonte të hidhte bazat për transformimin e Amerikës nga një “qytet ungjillor” në një “kodër” në Babiloninë kaotike. Dhe në çmendurinë e tij më se të qartë, ai mund të ketë qenë peng i një lojë shumë më të madhe se ai:Operacionit Kaos.

Historia e tmerrshme e “familjes” së tij është shumë e njohur. Ishte viti 1967, kur një i ri problematik me emrin Charles Manson, që deri në moshën 33-vjeçare kishte kaluar më shumë se gjysmën e jetës në institucione korrektuese dhe burgje, vendoset në Los Angeles në kërkim të pasurimit.

Manson besonte se kishte një dhunti, të kënduarit, dhe ajo i duket si mënyra e duhur për tëbërë një kthesë nëjetën e tij. Por gjërat do të shkojnë ndryshe:pasi vdes ëndrra për t’u bërë këngëtar, duke qenë se tekstet e tij dhe aftësitë e tij në të kënduar nuk tërheqin interesin e asnjë producenti me peshë, zhvendoset në shkretëtirë së bashku me disa hipi, të cilët i ka magjepsur me personalitetin e tij shumë karizmtaik.

Në vitin 1968, me mbërritjen e Manson dhe ndjekësve të tij në Spahn Ranch, një vend i largët dhe i izoluar, filloi zyrtarisht historia e “familjes”. Pasoi 1 vit e gjysmë krimesh të vogla dhe të neveritshme, nga vjedhjet tek vrasjet, dhe një jetë e përditshme e përbërë nga rituale orgjiastike, udhëtime psikodelike, dhe diskutime mbi ardhjen e afërt të një apokalipsi racor .

Sipas rindërtimit të fakteve nga prokurori i çështjes Vincent Bugliosi, “familja” i kreu vrasjetnë Tate-Labianca me shpresën e nxitjes së një luftë ndër–racore. Tek e fundit ato vite ishin shumë të trazuara. Ku ​​Klux Klan ishte rikthyer në skenë, ndërsa për kundërpeshë në gjirin e afro-amerikanëve ishte krijuar “Black Panthers” (Panterat e Zeza). 

Por planet e çmendura të “familjes” nuk u realizuan kurrë. Siç e dimë historia shkruhet nga fitimtarët. Dhe kurflitet për gjyqet, fitues janë prokurorët. Megjithatë, e vërteta procedurale nuk përputhet gjithmonë me të vërtetën objektive. 

Madje e vërteta procedurale, nuk është gjë tjetër veçse një rindërtim i besueshëm i ngjarjeve, bazuar në shpjegimin e provave të mbledhura pas ndjekjes së një piste specifike. Gjyqet mund të rihapen dhe vendimet e tyre të rishkruhen nga e para, madje edhe pas dekadash, nëse provat e mëparshme rezultojnë të papajtueshme, apo më keq akoma të rreme, nëse dalin prova të reja, dhe nëse hyjnë në lojë dëshmi vendimtare. 

I tillë mund të jetë edhe rasti me “familjen”. Është viti 2019 kur në SHBA del një libër i ri nga gazetarët investigativë Tom O’Neill dhe Dan Piepenbring. Ai titullohet “Kaosi:CharlesManson, CIA dhe historia e fshehtë e viteve 1960”, fryt i 20 viteve kërkime, dhe një përpjekje ambicioze për të risjellë në kontekstin e duhur disa nga ngjarjet kryesore të atyre viteve të turbullta, përfshirë krimet e “familjes”.

Dhe kjo një “çelësi’ makroskopik:Luftë së Ftohtë. Sipas 2 gazetarëve, për të deshifruar misterin e “familjes” duhet folur për projektin famëkeq “Mkultra” dhe “Chaos Operation”. Pra respektivisht për kontrollin e mendjes dhe mbikëqyrjes masive.

Puna 20-vjeçare e gazetarëve investigativë, hedh dritë mbi një fakt të panjohur deri në vitin 2019: Manson, sishumë të burgosur të tjerë të kohës, i nënshtrohej eksperimenteve të kushtëzimit të sjelljes. Ky zbulim, është njëkonfirmim i episodeve të përmendura nga vetë Manson në intervistat e dhëna për mediat gjatë jetës së tij.

Por Manson nuk ishte një ‘kavie” njerëzore si gjithë të tjerët:ai kishte një inteligjencë mbi mesataren – një IQ 121 – ishte karizmatik, dhe nuk kishte familje apo të afërm. Tre tipare që e bënë atë ‘kandidatin mançurian’ ideal, një qenie qe pasi u zhvesh tërësisht nga humanizmi, kur u lirua mund të linte gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë e kohës, dhe ta ndihmonte qeverinë të justifikonte disa axhenda politike.

Gjaku i derdhur dhe terrori që shkaktoi në Los Angeles, e legjitimoi luftën e Shtëpisë sëBardhë kundër hipive, dhe diskreditimin e gjithë lëvizjes kundër–kulturore, duke e larguar atë nga konsensusi në rritje në mesin e shumicëssë amerikanëve. Gjaku dhe terrori në LosAngeles, ndihmoi në vazhdimin e financimit sekret për programet e kontrollit të mendjes dhe mbikëqyrjes sociale si Mkultra, “Chaos Operation” etj.

Po sikur Manson, i degraduar mendërisht nga eksperimentet e paligjshme gjatë kohës që ishte në burg, të ishte shndërruar në një ‘kandidat mançurian’? Po sikur fati i tij i pazakontë gjatëgjyqeve të mos ishte i rastësishëm, në kuptimin që dikush mund ta dëshironte të lirë? Për mëtepër pse rreth Manson kishte kaq shumë njerëz të lidhur me CIA-n, një endacak mjeran? Këto janë vetëm disa nga pyetjet, jo të parëndësishme, që autorët e librit i bëjnë vetes dhe lexuesve të tyre. / “Il Giornale”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Balliu ironizon: Agresori ishte me kartelë, për të gjetur Berishën nuk ishte i çmendur

Story i radhës

Çfarë ndodhi mes Meghan Markle dhe Kate Middleton

Të fundit nga

ShkoLartë