Olta Boka një nga këngëtaret më të rezervuara, kur bëhet fjalë për jetën e saj private.
Ajo është nënë e një vajze prej dy vitesh, të cilën e ka pagëzuar me emrin Gaia. E pyetur sot se kujt i ngjan, Olta ka treguar është një miks i të dy prindërve, ajo zbuloi për “Aldo Morning Show” se kur ishte shtatzënë donte t’i ngjante partnerit, por kur vajza lindi ndryshoi mendim.
“Njerëzit thonë që i ka ngjarë Ivit, njerëz të tjerë thonë “oh sa të ka ngjarë ty”, mua më duket një miks, me thënë të vërtetën. Kur isha shtatzënë doja shumë që t’i ngjante fizikisht e në çdo gjë, Ivit.
Kur e linda, më vinte keq mos të më ngjante dhe mua, pastaj ka njerëz që më thonin se më ngjante dhe mua. Tani kjo më ngjan dhe mua, pse mos ta dua unë të më ngjajë dhe mua, them shihe çik këtë foton, shihe, shihe madje kam bërë edhe një test.
Dikush që më thoshte që nuk të ngjan fare, i kam treguar foton time kur kam qenë e vogël dhe i them unë ja ky është Ivi. Edhe tha,” e sheh pra që nuk të ngjan fare ty?” Aty thashë po, Olta, bravo se në fakt isha unë dhe më ngjante dhe mua”, u shpreh Olta.