A i mjafton Shqipërisë barazimi me Islandën?

1 minut lexim

Shqipëria do të përballet me Izraelin dhe Islandën për të mbyllur takimet e shtatorit dhe njëkohësisht të Ligës së Kombeve.

Objektivi i kuqezinjëve mbetet vendi i parë, që është vështirësuar jo pak pas humbjes në shtëpi me Izraelin.

Tashmë do të shkojmë në transfertë dhe i vetmi objektiv për të mbetur në lojë është fitorja. Por dy fitoret me Izraelin dhe Islandën nuk janë e vetmja rrugë për të qenë në kryesim.

Nëse Shqipëria arrin të fitojë me dy ose më tepër gola diferencë ndaj Izraelit, atëherë do të mjaftonte edhe një barazim me Islandën për të qenë të parët.

Nëse kuqezinjtë fitojnë vetëm me një gol diferencë të shtunën, atëherë edhe fitorja në shtëpi me Islandën kthehet po kaq e detyrueshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Faqja e internetit të Ministrisë së Arsimit sulmohet nga hekrët grekë

Story i radhës

Kovaçevski takoi Bidenin: Partneriteti strategjik me SHBA-në për ne është jashtëzakonisht i rëndësishëm

Të fundit nga