Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një intervistë ndryshe në TV21 u është përgjigjigjur akuzave të shumta për veprimtarinë e fëmijëve të tij. Ahmeti tha se vajza e tij po vijon doktoratën në ekonomi në Vjenë, ndërsa për djalin tha se punon si arkitekt për kompani zvicerane.
“Tash teknologjia ka shkuar shumë larg, përmes dronëve që më bënin mua incizime, sigurisht që përmes dronëve incizohet i gjithë terreni, nga këtu në Zvicër me komunat ku bëhet ndërtimi, është Shkumbini njeriu i parë që komunikojnë me komunën dhe nuk ka asnjë biznes tjetër, sepse po flitet që janë milionera e ashtu”, deklaroi Ahmeti.
Gazetrai: A janë apo nuk janë? A janë milionerë apo nuk janë?
“Unë as nuk e kam pyetur Shkumbinin se sa fiton në një projekt. Mund ta pyesni, ose ma mirë e dinë, sepse dje, hiç më larg se dje, ka qenë Drejtori për të Hyra Publike, kanë shpalosur gjithë dokumentacionin. Çka kanë dashur kanë mund të marrin. Djali Shkumbini është transparent, mund të shkojnë kur të duan, kur të doni ju mediumet”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti tha se vajza Uskana është e martuar për familje nga Gjakova dhe se e njëjta bashkë me burrin e saj Kushtrimin jetojnë dhe veprojnë në Gjermani.
“Uskana është magjistër e ekonomisë, ka qenë në proces në Vjenë të doktoratës, i ka të gjitha kategoritë të licencuara në universitetin e Vjenës për gjuhën gjermane. Ka punuar part-time ligjëruese e gjuhës gjermane, jo e ekonomisë, por e gjuhës gjermane, në UEJL. 10 vjet i ka kryer në Zvicër të shkollës. Dy vjet të gjimnazit i ka kryer në Kërçovë. Universitetin e ka kryer në Tetovë. Magjistraturën dhe procesin e doktoratës i ka në Vjenë”, theksoi Ahmeti.
Për djalin e tij, Shkumbinin, Ahmeti tha se ka pasur tentativa që të punësohet në Zvicër, mirëpo ai ka zgjedhur që të punojë nga Maqedonia e Veriut, për kompanitë e ndërtimit në Zvicër.
“Shkumbini gjithashtu ka ardhur në klasë të 6 këtu, ka kryer 8 vjeçaren, 4 vjet gjimnazin, ka kryer për arkitekturë në Universitetin e Tetovës, praktikën për arkitekturë e ka kryer në Zvicër, kanë bërë përpjekje, kompania për të cilën ka bërë praktikën, që ta ndali në Zvicër, me rroga të majme. Kanë kërkuar që unë të iu ndihmoj, përmes një lidhje me një kushëri timin që ka ndërmarrje në Zvicër, kompani ndërtimi goxha të madhe, u kam thënë që kam bërë përpjekje por nuk kam mundur dhe kam filluar t’i them Shkumbinit që bën mirë që të hapësh një studio këtu, dhe të punosh për kompani zvicerane nëse ju jeni dakord, dhe kështu ka ndodhur. Secili prind do që fëmijët e tij t’i ketë sa më afër, por jo me imponim, por të jetë në rrugë të suksesshme dhe me bindje. Ka hapur studio, ka qenë mjaft i suksesshëm, akoma punon si arkitekt për kompani zvicerane, kompani ndërtimi”, theksoi Ahmeti.
–Për më tepër ndiqni sonte me fillim nga ora 20:00 intervistën e plotë të Ali Ahmetit në TV21.