a eshte reale martesa rama e pyet luizin per kiaren ja si u pergjigj ai 6468aaec4a6cf

A është reale martesa? – Rama e pyet Luizin për Kiarën, ja si u përgjigj ai

May 20, 2023
1 minut lexim

Sot në podcastin “Flasim” të ftuarit e kryeministrit Edi Rama janë kryetari i sapozgjedhur i bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe fituesi i reality show “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli.

Një moment të bisedës, Rama e pyet Luizin edhe për Kiara Titon.

Kryeministri Edi Rama:  Ti vazhdon tenton të tregosh që ke flokë duke i bërë me bojë. Ma kishin thënë këtë gjë që do ai një video-call, po thashë mos, edhe unë të futem aty?! Tani një gjë dua të di unë. Kjo martesa, sa dole nga aty, është reale kjo apo është vazhdimi i spektaklit?

Luiz Ejlli: Po pse thua është reale apo vazhdimi? Po pyet për një shok apo për vete? Po pyet për lalin?

Kryeministri Edi Rama:  Se thashë larg qoftë tani këtë e ka organizuar lali se do patjetër të martojë Luizin.

Luiz Ejlli: Unë se di si i keni punët me Lalin dhe nuk merrem me atë pjesë.

Luiz Ejlli, Edi Ramës: Turp të kesh!

Kryeministri Edi Rama:  Me lalin i kemi shumë mirë, po është reale?

Luiz Ejlli: Reale!

Kryeministri Edi Rama:  E mirë, të trashëgohesh atëherë!

Luiz Ejlli: Faleminderit! Më erdhi dhe keq që nuk ishe.

Kryeministri Edi Rama: Të kesh një martesë sa më të lumtur!

Luiz Ejlli: Faleminderit!

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

krimet nga adoleshentet softa te shtohet perimetri i sigurise ne shkolla ambulantet mund te shesin droge 6468a9c2ee7fa
Story i mëparshëm

Krimet nga adoleshentët/ Softa: Të shtohet perimetri i sigurisë në shkolla, ambulantët mund të shesin drogë

besnik tahiri i reagon listes serbe 6468ab9ee1f02
Story i radhës

Besnik Tahiri i reagon Listës Serbe

Të fundit nga

Moti për sot: Me diell e vranësira

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore. Era do të fryjë nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë