Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pasditen e sotme në një konferencë për media ka konfirmuar se moderatorja Besmira Ejupi është e punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ).
“Gjatë vitit Ministria e Sistemit Politik ka punësuar gjithsej 13 bashkëpunëtorë, përfshirë edhe atë që përmendët. Një pjesë e tyre në kuadër të sistemimit përmes programit K5, një pjesë përmes marrëveshjes direkte. Informacioni është pjesërisht i saktë, por për pozicionin e bashkëpunëtorit në protokoll, që është një pozicion fillestar në Ministrinë e Jashtme. Për momentin kemi shpallje për 16 bashkëpunëtorë të rinj, i cili është në vazhdim e sipër dhe të gjithë ata që duan të punojnë në diplomaci mund ta bëjnë këtë”, tha Osmani.
Sipas tij çdo qytetar i Maqedonisë ka të drejtë të punësohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme përderisa i plotëson kushtet.