A është Messi më i miri në historinë e futbollit?

December 16, 2022
min lexim

Debati është i ndërlikuar, i pabarabartë. Çdo epokë ka veçoritë e saj të pakrahasueshme, por “Marca” përpiqet të hedhë pak dritë. Debati është i pamundur sepse, të paktën në Spanjë, pak njerëz i kanë parë, kanë pak imazhe të plota nga koha e Pelé apo Di Stefano. Pra këto lojtarë në dimensionin e tyre të vërtetë nuk kanë prova të besueshme.

Të gjykosh nga ajo që kemi parë që nga vitet ’80 nuk është serioze. Nëse fiton Kupën e Botës të dielën, argumentet që Leo Messi të konsiderohet më i miri në histori rriten në mënyrë eksponenciale, për disa. Si nënkampion në vitin 2014 dhe fitues i Kupës së Botës në Katar, Messi do të vihej në të njëjtin nivel me Diego Maradona, të cilin e kalon në numrin e titujve të klubeve, shkruan telesporti.

Lidhur me këtë debat në aspektin sasior, dhe nëse gjykojmë vetëm historinë e Kupës së Botës, “Mbreti” është Pelé, me tre tituj të fituar me Brazilin (1958, 1962 dhe 1970) dhe futbollin që magjepsi atë brez. Referencat si César Menotti, kampion bote më 1978 dhe futbollist, ose uruguajani Toto Da Silveira, gazetari i dytë në histori me më shumë Kupa Bote (15) kanë një zgjedhje të qartë: Pelé. Sigurisht, nëse Leo fiton në këtë Botëror të jashtëzakonshëm për argjentinasit, të dy do të duhej të pyeteshin sërish.

Debati, pra, shërbehet dhe përfshin të paktën tre futbollistë të tjerë, duke evituar yje si Garrincha, Zidane apo të tjerë, që mund të futeshin me meritë në këtë analizë krahasuese. Tre të tjerët janë Johan Cruyff, nënkampion i botës me Holandën më 1974; Alfredo Di Stefano – pesë herë kampion i Evropës me Real Madridin, por vetëm fitues i një “Copa América” (1947) me Argjentinën dhe asgjë me Spanjën. Sigurisht, edhe Cristiano Ronaldo, i cili për shkak të fuqisë së të shënuarit dhe respektit bashkëkohor nuk mund të përjashtohet nga ky ekuacion, megjithëse mungesa e shkëlqimit të tij global (jo evropian) me Portugalinë e penalizon në këtë debat shumë të ndërlikuar që ofrojmë.

“Modernët” apo bashkëkohësit e këtij brezi do të thonë se Leo ka shtatë “Topa të Artë” dhe gjashtë “Këpuca të Arta”, por ky matës është relativisht i ri, në aspektin mediatik, dhe i padrejtë për epokën “primitive”, pasi “Topi” u krijua më 1956 dhe para vitit 1995 jo-evropianët nuk hynë në garën e çmuar të këtij çmimi prestigjioz.

Me pak fjalë, një debat shumë i ndërlikuar, shumë i pabarabartë, sepse futbolli i sotëm nuk është futbolli i 50 viteve më parë.

Dhe një debat që në fund vendoset bazuar në sasinë e informacionit që posedohet, pak analistë kanë shumë; bazuar në moshën e opinionbërësit (30-vjeçarët nuk do të kenë asnjë dyshim për Leon); madje edhe në bazë të kombësisë apo përkatësisë (të jesh argjentinas, brazilian, nga Madridi apo nga Barça mund të të ngatërrojë në zgjedhje).

Një debat në të cilin, për rrjedhojë, është më mirë të shqyrtojmë grafikët që ju japim në këtë informacion dhe të jepni mendimin tuaj bazuar në fakte dhe realitete. “Marca” u përpoq të bënte pikërisht këtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndjeshmëria/ Vlerë apo dobësi?

Story i radhës

Maqedonia cak i luftës hibride për shkak të pozitës gjeostrategjike

Të fundit nga

ShkoLartë