A është ide e mirë që të lajmë rrobat me 90 gradë? Arsyeja pse duhet t’i lajmë me më pak

1 minut lexim

Nëse mendoni se rrobat tuaja duhet të pastrohen thellë me një larje të mirë të nxehtë, mund të tundoheni ta vendosni rrobalarësen në temperaturë 90 gradë Celsius.

Por, a është një ide e mirë larja në një temperaturë kaq të lartë? Nuk është thelbësore të lani rrobat ose sendet shtëpiake në një temperaturë prej 90°C.

Ju mund t’i lani lehtësisht rrobat tuaja në një temperaturë më të ulët duke përdorur një detergjent të specializuar.

Studimet e reja sugjerojnë se larja e rrobave shumë të ndotura dhe rrobave të bardha në më shumë se 60°C, është krejtësisht e panevojshme.

Arsyeja kryesore është konsumi i panevojshëm i energjisë, si edhe përdorimi i rrobalarëseve moderne e detergjenteve të lëngshëm, të cilët do të largojnë të gjitha papastërtitë në temperatura më të ulëta.

Ndërkaq, rrobat me ngjyra dhe ato të zeza mjafton të lahen deri në 40 gradë.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

14-vjeçarja vendos rekord botëror, sa çorape vesh për 30 sekonda

Story i radhës

“Çmendet” Putin, urdhëron lëshimin e bombës bërthamore! Çfarë e ndaloi?

Të fundit nga