Edhe pse gjatësia në përgjithësi është çështje gjenetike, sipas një studimi amerikan, 19% e fëmijëve nën 5 vjeç ishin të shkurtër për moshën dhe 11% ishin shumë të shkurtër. Arsyeja? Kequshqyerja. Në këtë studim morën pjesë 80 fëmijë të moshës nga dy deri në 10 vjeç. Me siguri tani po vraponi të masni gjatësinë e fëmijës tuaj për të parë nëse është brenda normës.
Sipas mjekëve pediatër, gjatësia mesatare e fëmijëve duhet të luhatet në këto përmasa :
Gjatësia mesatare për djemtë …………….Gjatësia mesatare për vajzat
2 vjeç: 88 cm 85 cm
3 vjeç: 95 cm 95 cm
4 vjeç: 103 cm 103 cm
5 vjeç: 110 cm 108 cm
6 vjeç: 116 cm 115 cm
7 vjeç: 121 cm 120 cm
8 vjeç: 127 cm 125 cm
9 vjeç: 132 cm 130 cm
10 vjeç: 137 cm 138 cm