Pas padisë së Blac Chyna kundrejt të gjithë anëtarëve të familjes tepër të famshme Kardashian në gjykatë u paraqitën prova të reja.
Kardashians akuzohen për shpifje dhe dëmtim të karrierës së Blac Chyna. Për më tepër vëllai i familjes dhe ish i dashuri i Chyna-s akuzohet dhe për dhunë kundrejt saj.
Kjo e fundit pretendon më shumë se 100 milionë dollarë dëmshpërblim nga kjo situatë.
Pas paraqitjes së provave nga të dyja palët dhe dhënies së dëshmive gjykatësi konstaton se Kim Kardashian nuk është përgjegjëse për akuzat për shpifje.
Vendimi u dha me datën 29 prill.
Gjykatësi shtoi se nuk kishte “asnjë provë” nga gjyqi që tregonte se Kim kishte një “dorë përgjegjëse” në publikimin e deklaratave shpifëse kundër Blac Chyna. Juria është ende duke diskutuar nëse ajo duhet të shpallet apo jo fajtore për ndërhyrje në një kontratë. Juristët po vendosin gjithashtu nëse Kris, Khloe dhe Kylie – të cilat të gjitha dëshmuan në gjykatë – janë përgjegjëse për shpifje dhe ndërhyrje në kontratë. Diskutimet e ardhshme do të rifillojnë më 2 maj.
Ndërsa merrte lajmin e mirë Kim Kardashian ishte e shoqëruar në gjykate nga i dashuri Pete Davidson i cili nuk ka ngurruar gjatë gjithë kësaj kohe të japë mbështetjen e tij.