A është dëmtuar rëndë Çekia? Shikoni situatën e diskutueshme përpara golit të fitores së Portugalisë

min lexim

Portugalia ka mundur mbrëmë Çekinë me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të tyre në Euro 2024 dhe para golit të fitores në minutat shtesë ka ndodhur një situatë kontestuese për të cilën po ankohen çekët.

Çekët kaluan në epërsi në minutën e 62-të me golin e Lukas Provod, ndërsa shtatë minuta më vonë Robin Hranac shënoi autogol për rezultatin 1-1.

Francisco Conceicao në minutën e dytë shtesë i solli tre pikët Portugalisë, por në aksionin që i parapriu atij goli, ndodhi një situatë kontestuese.

Çekia pati një sulm në krahun e majtë. Antonin Barak u përpoq të fuste David Doudera në rrugën e Nelson Semedos, i cili e largoi duke e penguar të shkonte drejt topit.

Doudera ra në tokë dhe topi shkoi në portë. Gjyqtari Marco Guida nuk bëri një faull, por iu afrua Douderas dhe i tha të ngrihej dhe të vazhdonte të luante.

Në aksionin e radhës, Portugalia shënoi golin e fitores, ndërsa në Çeki ndjejnë se janë dëmtuar në mënyrë drastike.

VAR mund të përfshihej vetëm nëse do të ishte faull për një karton të kuq të mundshëm dhe në fund çekët mbetën pa asnjë pikë.

Ju mund të shkruani komente dhe të ndani me ne përshtypjet tuaja nëse Çekia është dëmtuar në këtë situatë apo jo.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​”Ma jep një ilaq për ankth”, kërkesa për blerjen e depresantëve në rritje

Story i radhës

Kurti: Është detyrim i yni i përbashkët t’i përkrahim të mbijetuarat viktimat e dhunës seksuale

Të fundit nga