A është bërë ish-ministri Lefter Koka bashkëpunëtor i drejtësisë? Flet avokati

min lexim

Mediat e pyetën avokatin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka nëse ai ka marrë statusin e të penduarit dhe a është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Avokati i tij tha se ish ministri nuk ka pse të pendohet dhe të bëhet bashkëpunëtor.

Avokati i ish ministrit te Mjedisit: “Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e nuk ka përse të bëhet bashkëpunëtor se bashkëpunëtori në kuptimin e ligjit është një person që tregon përgjegjësi për veten e tij apo dhe për personat e tjerë.

Në rastin konkret Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e të bashkëpunojë se të jesh i hapur me organin e hetimit, t’i përgjigjesh pozitivisht kërkesës që do japësh shpjegime për të treguar rrethanat e ngjarjes nuk do të thotë që je bashkëpunëtor me drejtësinë”.

Pyetje: SPAK a po tenton të bëjë një bashkëpunëtor në çështjen e inceneratorëve?

Avokati: SPAK i ka të gjitha mundësitë e mjetet të kërkojë e gjejë bashkëpunëtorë por jo te Lefter Koka, te personat e tjerë që janë aty, të identifikohen, të thirren, të hetohen e ata nga ana e tyre të sigurojnë mbrojtës, të sigurojnë cigare nëse e pijnë apo dhe veshjet e stinës.

Avokati tjetër i Lefter Kokës tha se sot: “Kemi një masë të dytë të vendosur nga gjykata, për të njëjtin akt penal. kjo është e pazakontë për ne, është cenim i të drejtave. Shpresojmë që Apeli ta shfuqizojë këtë vendim”.

“Këto masa i përkasin të njëjtit fakt penal. Kemi të bëjmë me të njëjtin fakt penal, Vendimin Gjykata do ta shpallë nesër në orën 10:00. Ne mendojmë se kushtet janë më të lehtësuara. Prokuroria i ka mbledhur të gjitha provat. Do të bëhet një ekspertim i detajuar mbi pretendimet e prokurorisë. Nga ana tjetër rreziku i ikjes është inekzistentë. Dhe rreziku i kryerjes së të njëjtës vepër nuk ekziston për shkak se nuk është më ministër”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

A dashuroni gjithmonë në mënyrën se si ju kanë dashur?

Story i radhës

Komuna e Prizrenit dhe Caritasi zviceran nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Të fundit nga