“A e kuptoni se Serbia nuk e njeh Kosovën” – Daçiq pret ekstradimin e Ramadanit, por jo edhe të Radojçiqit në Kosovë

min lexim

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Ivica Daçiq sot në takimin e tij me homologun maqedonas Pançe Toshkovski në pikën kufitare në “Tabanoc” u pyet nëse trupi i pajetë i Faton Hajrizit do të kthehet në Kosovë. Daçiq tha se për këtë nuk vendos MPB-ja dhe se nuk e di procedurën.

Ditë më parë ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani u arrestua  në Maqedoninë e Veriut sipas fletarrestit nga Serbia,  dhe tani po mbahet në paraburgim në Shkup. Por a pritet që ai të ekstradohet në Serbi?

Daci1 pret që Ramadani të ekstradohet, por në pyetjen se a do të ekstradohet Millan Radojçiq në republikën e Kosovës, tha se një gjë e tillë është e pamundur.

Ndryshe sot në vendkalimin kufitar Tabanovc filloi fushata “Vozit i relaksuar”. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski bashkë me homologun e tij Serb theksuan se sa e rëndësishme është të vozitësh në pushim, për të shmangur aksidentet e trafikut në rrugë.

Sa i përket hapjes se pikës kufitare Miratoc – Llojan, kërkesë e kamotshme e qytetarëve ministri Toshkovski tha se çdo temë që është me rëndësi për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për qytetarët e Republikës së Serbisë, meriton që së paku të diskutohet.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

“Një ‘Panda’ të dytë apo aneksim të veriut”, Kastrati paralajmëron rrezikun nga “Brigada e Veriut”

Story i radhës

Xhixho takohet me Robert B. Aderholt: Theksova mbështetjen e SHBA-ve për integrimin në BE

Të fundit nga