A e ka takuar Sabianin? Shpërthen Robert Aliaj: Hap idiot, nuk dal garant për lidhjen e tyre

March 17, 2023
1 minut lexim

Robert Aliaj ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ku ka folur për eksperiencën e djalit të tij, Kristi, në “Big Brother VIP”. Gjithashtu ai ka komentuar edhe raportin e Kristit me Keisi Medinin dhe takimin me Sabianin.

I pyetur nëse e ka takuar, apo nëse është i hapur për të takuar Sabianin, Aliaj tha:

“Nuk ka një luftë të shpallur, por prapë më duket absurde kjo pyetje sepse ne po e nisim bisedën nga bishti. Ata që e kanë në dorë, ata duhet të bëjnë një hap, nëse e ndjejnë të nevojshme. Me këtë gjë që bëjnë ata aty brenda, nuk mund të dal garant i marrëdhënies së tyre sepse nuk e di. Nuk mund të dal të bëj hapa idiote, e shoh të pavend pyetjen edhe kohën që po i japim. Këto gjëra bëheshin me mblesëri më parë”.

Sa i përket marrëdhënies mes Kristit dhe Keisit, ai u shpreh:

“Është një lojë ku njerëzit mund të bien në dashuri. Është fakt sepse ka ndodhur. Nuk mund të marrim masa ndëshkuese për njerëzit që luajnë aty. Është një moment i pastër emocional. Nuk e di në është dashuri, ndoshta do kohën, pjekurinë dhe vendin e duhur”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vjen reagimi i parë nga Qeveria e Britanisë për urdhër-arrestin e Putinit

Story i radhës

Ky është klubi favorit për të fituar Champions League

Të fundit nga

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma. Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në
ShkoLartë