A e fitoi luftën brenda BDI-së? Bexheti: Edhe unë luftën e kisha me Grubin! S’jam pishman që nuk kam shkuar me Mexhitin

1 minut lexim

Blerim Bexheti nga Fronti Europian në “Daily Click” tha se edhe ai luftën në BDI e ka pasur me Artan Grubin, ndërkaq refuzoi të përgjigjet nëse e ka fituar këtë luftë brenda partisë.

“Luftën me Artan Grubin edhe unë e kam pasur, edhe të tjerët, por nuk kemi shkuar… Gazetari: A e fituat ju luftën brenda BDI-së? Ajo është tjetër temë, më thirr në debat tjetër, do të vijë, por nuk kemi shkuar t’i shërbejmë dikujt tjetër, vetëm se do të fitojë në taborin politik maqedonas”, tha Bexheti.

I pyetur nëse është pishman që nuk ka vazhduar rrugëtimin politik me Izet Mexhitin, Bexheti tha:

“Unë jam njeri që i ndjek parimet dhe bindjet e mija, pushtetet shkojnë e vijnë, karakteret e njerëzve mbeten të njëjta, nga individi në individ ndryshojnë, unë ndjehem shumë mirë në BDI dhe në Frontin Europian dhe hiç s’jam bërë pishman”, shtoi Bexheti.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Toshkovski: Puna në shërbimet administrative duhet të jetë prestigj, e jo dënim

Story i radhës

Skema e mashtrimit me objektiv institucionet arsimore, reagon Ambasada e SHBA

Të fundit nga