a e dini se permes gjumit mund te permiresoni shendetin tuaj ja cilat pozicione ndikojne tek ju 6516876a584d0

A e dini se përmes gjumit mund të përmirësoni shëndetin tuaj? Ja cilat pozicione ndikojnë tek ju

September 29, 2023
1 minut lexim

Gjumi është i paevitueshëm. Trupi ka nevojë për të që të rigjallërohet dhe rimëkëmbet. Mesatarisht, një person fle 7 deri në 9 orë që përkthehet në 25 vite gjumë. Megjithatë, pavarësisht kohëzgjatjes së gjumit, pozicioni i trupit gjatë kësaj kohe është shumë i rëndësishëm e ndoshta mund të ketë rol përcaktues për shëndetin.

Problemet me tretjen

Për të ndihmuar tretjen flini në të majtë që të lejoni gravitetin të përmirësojë tretjen.

Dhimbjet e shpinës

Nëse vuani nga dhimbjet e shpinës, atëherë flini në shpinë me një jastëk të vendosur nën gjunj dhe një peshqir të palosur dhe të pozicionuar nën qafë.

Dhimbja e qafës

Nëse dëshironi të mbroni qafën gjatë gjumit vendosni një peshqir të vogël të rrumbullakosur nën qafë

Tensioni i lartë i gjakut

Studiuesit e shumtë kanë zbuluar që pozicioni i gjumit mund të ndikojë në tensionin e gjakut. Sipas tyre ulja e tensionit kërkon një pozicion përmbys me fytyrën mbi dyshek. Pozicioni ideal kundë urthit, është fjetja në të majtë.

Sinoziti

Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit shpjegojnë se ju duhet të flini me kokën e ngritur lehtas që të parandaloni akumulimin e sekrecioneve.

Dhimbjet e shpatullës

Flini në anën ku nuk keni dhimbje me këmbët e përthyera ose me një jastëk në mes tyre dhe një tjetër mbështetur në kraharor.

Dhimbjet menstruale

Vendosni një jastëk mes këmbëve për të shmangur dhimbjen e shpinës.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës në disa raste janë rezultat i përdredhjes së qafës gjatë gjumit. Përzgjedhja e pozicionit të duhur të gjumit mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tuaj. Përpiquni të flini në pozicionin që ju jep më shumë qetësi dhe do të zgjoheni të freskët dhe plot gjallëri të nesërmen në mëngjes.

MARKETING

RENT A CAR

zhvillimet ne veri osmani takohet me perfaqesuesit e shteteve te quint it 65168766daad3
Story i mëparshëm

Zhvillimet në veri, Osmani takohet me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it

perfundon aksioni policor ne kater lokacione ne veri ne te pestin po vazhdon 651687df11179
Story i radhës

Përfundon aksioni policor në katër lokacione në veri, në të pestin po vazhdon

Të fundit nga

Kylie Minogue mahnit me veshjen

Kylie Minogue dukej e mrekullueshme me një kostum të ngushtë blu elektrik, ndërsa filloi pjesën evropiane të turneut të saj botëror. Këngëtarja australiane, 56 vjeç, solli turneun e saj Tension në Glasgow
ShkoLartë