a e dini se per cfare sherben sirtari i trete ne makinen larese 67e54224668bf

A e dini se për çfarë shërben sirtari i tretë në makinën larëse?

March 27, 2025
1 minut lexim

Siç e dini makina e larjes kryesisht vjen me tre kuti apo ndarje për vendosjen e detergjenteve dhe të gjitha shërbejnë për funksione të ndryshme.

Mund të jeni mësuar të përdorni zakonisht të parin dhe të dytin, e rrallëherë apo edhe asnjëherë të tretin.

Por, a keni menduar ndonjëherë se cilin sirtar duhet ta përdorni? Rezulton se shumë njerëz nuk e dinë se çdo ndarje ka përdorimin e saj specifik.

Një krijuese e përmbajtjes në TikTok, që quhet Elle, shpjegoi përmes një postimi se për çfarë përdoret çdo ndarje.

Është e rëndësishme të dini se ato mund të duken ndryshe, dhe funksioni i tyre mund të varet gjithashtu edhe nga lloji i makinës larëse që përdorni, kështu sigurohuni të lexoni udhëzimet.

Së pari, zakonisht sirtari më i madh, është për detergjentin pluhur, në këtë kuti është në rregull të përdorni po ashtu edhe detergjent të lëngshëm.

Sirtari i dytë është për zbutësin e rrobave dhe zakonisht ka një vijë mbi të për të shpjeguar se sa duhet të mbushni.

Dhe sirtari i tretë është për ciklin e paralarjes, për gjëra të tilla sikurse për heqjen e njollave.

Opsioni i ciklit të paralarjes përdoret kur rrobat janë tepër të ndotura. Paralarja është një larje shtesë përpara larjes kryesore. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

parandalohet futja e substancave narkotike ne burgun e dubraves 67e540f56eb9d
Story i mëparshëm

Parandalohet futja e substancave narkotike në burgun e Dubravës

hakeret ruse fillojne te sulmojne signal pas skandalit te shtepise se bardhe 67e544ed46c5d
Story i radhës

Hakerët Rusë fillojnë të sulmojnë Signal pas skandalit të Shtëpisë së Bardhë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë