A e dini se çfarë funksioni ka vija e kuqe në këtë rrugë në Spanjë?

March 19, 2025
1 minut lexim

Rruga spanjolle A-355, e njohur si ‘rruga e frikës’, ka marrë këtë emër pasi në vetëm 10 kilometra të saj, gjatë 12 muajve të fundit, kanë humbur jetën rreth dhjetë persona.

Për këtë arsye, janë vendosur shenja të reja rrugore për të rritur ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve.

Kjo rrugë, e cila lidh qytetet Marbella dhe Cartama, tani ka një vijë të trashë të kuqe që ndan dy korsitë, çka ka shkaktuar konfuzion tek disa shoferë.

Arsyeja pse kjo vijë është pikturuar në të kuqe është për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve se ndalohet parakalimi në një segment prej katër kilometrash, duke zëvendësuar vijën e bardhë të pandërprerë që zakonisht përdoret në rrugë të tjera.

Përveç kësaj vije të kuqe të theksuar, segmenti do të pajiset me katër radarë shtesë dhe tabela digjitale që do t’i kujtojnë shoferëve të ulin shpejtësinë.

Në fakt, kjo vijë e kuqe është një paralajmërim efektiv për shoferët. Me shumë gjasa, tani askujt nuk do t’i shkojë në mendje të parakalojë në këtë pjesë të rrugës. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Muriqi ka barazuar shifrat e tij me sezonin e kaluar te Mallorca, por ka një mision të madh në ndeshjet e mbetura

Story i radhës

Shpërbërja e USAID-it mund të jetë antikushtetuese, thotë një gjykatës

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë