a e dini cili eshte gabimi qe beni cdo dite me balsamin e flokeve 61fcd342c2803

A e dini cili është gabimi që bëni çdo ditë me balsamin e flokëve?

February 4, 2022
1 minut lexim

Zbutësi i flokëve, njohur ndryshe thjesht si balsami i flokëve, është një ndër produktet më të shitura e më të përdorura krahas shampos. Sa herë që flokët tuaj të pabindur duken si mos më keq, të thatë e të elektrizuar, gjëja e parë që ju vjen ndërmend është një larje e shpejtë dhe sa më shumë zbutës flokësh. Por a jeni vërtetë të bindura që po e përdorni ashtu si duhet?

Zakonisht e apikojmë balsamin në flokë të lagur, duke përqendruar më shumë sasi në majat e flokëve, presim pak dhe e shpërlajmë më ujë.

Nëse dhe ju jeni duke bërë të njëjtën gjë, na lejoni t`ju them që jeni duke i bërë gjërat gabim. Në mënyrë që balsami të bëjë punën e tij dhe të jetë më efektiv, duhet ta aplikoni në flokë të thatë. “Ju nuk do të donit që uji dhe balsami të `garojnë` për të arritur në kutikulat e flokëve”, -thotë Mona Gohara, dermatologe në universitetin e Yale.

Praktikisht kur kutikula e flokut është e lagur nuk mund të përthithë mjaftueshëm balsam, prandaj rekomandohet të përdoret në flokë të thatë, në mënyrë që balsami të mund ta hidratojë kutikulën. Gjithashtu do ta vëreni menjëherë ndryshimin në flokët tuaj, ata do të duken më me shkëlqim dhe më të butë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fundi i qeverise ne mal te zi apo zgjedhje te reja 61fcd34044a11
Story i mëparshëm

Fundi i Qeverisë në Mal të Zi apo zgjedhje të reja?

pekini hap lojerat olimpike dimerore 61fcd344e217a
Story i radhës

Pekini hap Lojërat Olimpike Dimërore

Të fundit nga

Kryetari i Vrapçishtit largohet nga Fronti…

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, në zgjedhjet lokale të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti, do të garojë i pavarur. Informacioni është konfirmuar nga vetë Shabani, i
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë