Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video nga pyetësori i këshillimit Kombëtar.
Pyetja e radhës lidhet me autorët që përsërisin krimet dhe nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimet e rënda kundër personit.
“Ja disa përgjigje me video të qytetarëve për pyetjen nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve.
Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve.
435,214 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar duke dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”, shkruan Rama.