Alison Green nga Inc.com u përgjigjet pyetjeve rreth çështjeve të punës dhe menaxhimit, gjithçka duke filluar nga mënyra se si të merreni me një shef mikromenaxhues deri tek mënyra se si të flisni me dikë nga ekipi për erën e trupit.
Një lexues pyet:
Kohët e fundit kam pasur një intervistë të rëndësishme telefonike për një pozicion që isha vërtetë i emocionuar. Për shkak se menaxheri i punësimit do të dilte jashtë zyrës për pak kohë, po planifikonte të intervistonte disa kandidatë atë javë dhe pjesën tjetër kur të kthehej. Këtë mëngjes mora një e-mail ku më shpjegonte se gjatë kryerjes së intervistave, ai kishte identifikuar një kandidat, eksperienca profesionale dhe aftësitë teknike të të cilit ishin një përshtatje e jashtëzakonshme dhe prejardhja akademike në studimet dhe gjuhët ndërkombëtare, e bënte të përkryer për atë pozicion. E-maili vazhdonte duke më thënë se ata ia kishin ofruar vendin kandidatit dhe ai pranoi.
Sigurisht që jam i zhgënjyer sepse nga të gjitha intervistat që kam bërë vite më parë ky është i vetmi refuzim ikonservativ që kam marrë. Pyes veten se pse menaxherët e punësimit nuk kanë tendencë të shkruajnë refuzime më të menduara për kandidatët që kanë dhënë kohë dhe energji në intervistë.
Green shkruan:
Ka disa arsye pse punëdhënësit mbështeten në shënimet e refuzimit në vend që të shkruajnë letra të personalizuara për secilin kandidat, duke dhënë përgjigje të detajuara për refuzimin e secilit kandidat.
Së pari, punëdhënësit dërgojnë shumë letra refuzimi në përgjithësi. Ata mund të kenë qindra aplikantë për një rol të vetëm, çka është shumë për të shkruar letra të personalizuara. Edhe nëse sugjeroni të personalizoni këto shënime vetëm për finalistët, (pesë ose gjashtë vetë) shumëzuar potencialisht me dhjetëra role në muaj. Kur ke nevojë të komunikosh të njëjtin informacion pa pushim për shumë njerëz, ka kuptim të përdorësh letra formë. Mbase ato mund të jenë të ngrohta dhe të këndshme por në fund të fundit do të thonë të njëjtën gjë.
Së dyti, avokatët këshillojnë punëdhënësit që të mos jenë shumë specifikë në arsyet e refuzimit sepse mund të hapë rrugë për çështje ligjore. Për shembull, në qoftë se ju them se po kërkojmë një kandidat me më shumë përvojë në menaxhim, por më vonë unë marr një kandidat pa këtë përvojë (sepse më nxiti në një mënyrë tjetër të ligjshme), mund të konkludoni se arsyeja e vërtetë që unë nuk ju kam marrë ju ishte për shkak se jeni shtatëzënë ose një grua apo ndonjë çështje tjetër ligjore, për të cilën kompanisë time do t’i duhen kohë dhe para për t’u mbrojtur në gjykatë. Pra, avokatët shpesh preferojnë politikën “të themi asgjë”
Së treti, arsyeja mund të jetë e vështirë për t’u artikuluar. Ndonjëherë arsyeja është diçka e tillë:
– Ti ishe mirë, por jo e përkryer
– Keni pasur aftësi të këqija sociale
– Nuk keni komunikuar në mënyrë të qartë
– Nuk keni qenë aq të zgjuar sa nevojitej për atë rol
– Keni pasur referenca të vakëta
– Ishit i ftohtë
– Të gjitha llojet e arsyeve të tjera të vështira
Ju mund të mendoni se do të donit të dëgjoni atë lloj reagimi në mënyrë që të dini nëse diçka e tillë po ju shkakton problem! Por, intervistuesit nuk janë trajnerë të punës dhe nuk kanë kohë të investojnë për këtë gjë.
Pra, nëse ndonjëherë jeni refuzuar nga një punë ku keni pasur raport të fortë me intervistuesin tuaj, mund të provoni t’i kontaktoni ata dhe të kërkoni reagime. Ju nuk do ta merrni gjithmonë, por disa intervistues janë të gatshëm t’u përgjigjen kërkesave direkte për reagime, veçanërisht nëse përgjigjja është diçka relativisht e lehtë për t’u përcjellë.