Galaxy Z Fold 4 është telefoni më i fundit Samsung që duroi torturën e youtuberit JerryRigEverything i cili përdori brisqe, çakmakë e madje edhe papastërti mbi smartfonin me ekran me palosje.
Ashtu si Fold 3 dhe Fold 2, Fold 4 i rezistoi testimit edhe pse nuk doli pa asnjë dëm. Megjithatë pyetja është nëse Fold 4 mund ti rezistojë kohës?
Samsung ka ndërmarrë masa për të përmirësuar qëndrueshmërinë e telefonëve madje duke i bërë rezistent edhe ndaj ujit apo pajisur me një kornizë më të fortë prej alumini.
Edhe pse kompania ka publikuar video që inspirojnë besueshmërinë tek smartfoni, ende nuk tregojnë sa i rezistojnë kohës.
Përdoruesit raportuan probleme si ekrane të plasaritura, rrudhje të panelit pas blerjes së një Galaxy Z Flip 3 dhe Fold 3 vitin e kaluar.
RIP little Galaxy Flip3. I guess we hit our 200,000th fold in less than a year.
Top half of screen now totally borked pic.twitter.com/xB5oxefKA6— Zoe Kleinman (@zsk) August 29, 2022
Ata që nuk vunë re probleme në fillim kur e blenë telefonin, me kalimin e kohës ato u shfaqën. Një editor i BBC publikoi në Twitter Galaxy Z Flip 3 ku shihet një plasaritje ku telefoni paloset.
Shumë përdorues në Reddit kanë raportuar eksperienca të ngjashme.
Kujtojmë në 2019-ën kur Galaxy Fold debutoi pas shtyrjesh së vazhdueshme, Samsung e tërhoqi nga tregu për ta përforcuar dhe bërë më rezistent.
Tani me Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 kompania thotë se kemi një smartfon ndërtuar për të rezistuar. /PCWorld Albanian