A do të zhvillohet takimi Biden-Zelensky? Dalin informacione të reja

April 14, 2022
1 minut lexim

Shtëpia e Bardhë aktualisht është duke diskutuar nëse do të dërgojë një zyrtar të lartë amerikan për të takuar presidentin ukrainas në Kiev, raprton Politico, përcjell “Bota sot”.

Ndër kandidatët që po shqyrtohen janë vetë Joe Biden ose zëvendësi i tij, nënpresidentja Kamala Harris. Të dy kanë vizituar Poloninë, fqinjin perëndimor të Ukrainës, javët e fundit.

Por zyrtarët i thanë Politico-s se kishte shumë më shumë gjasa që sekretari i shtetit ose sekretari i mbrojtjes të udhëtonte për të takuar Presidentin Volodymr Zelensky.

Zelensky ka organizuar një paradë të zyrtarëve perëndimorë që nga fillimi i luftës. Të mërkurën, ai priti liderët e Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Estonisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja se si të zbuloni nëse jeni një narcisist, sipas ekspertes

Story i radhës

509 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Të fundit nga

ShkoLartë