Bitcoin tregtohej me 93,700 dollarë në orët e para të mëngjesit të ditës së Mërkure ndërsa gjatë ditës arriti deri në nivelin e 94,300 dollarë ndërsa zbutja e luftës tregtare dhe sinjalet e ndryshimit të politikës monetare të Shtetet e Bashkuara shtoi kërkesën e investitorëve për asetet me risk të lartë.
Rritja erdhi pas raportimeve se SHBA-ja mund të zbusë tonet e saj ndaj Kinës dhe se presidenti Amerikan Donald Trump nuk synon të shkarkojë Kryetarin e Rezervës Federale Jerome Powell.
Ky kombinim përmirësoi në mënyrë të ndjeshme sentimentin në tregun e aksioneve, të arit dhe Bitcoin të cilët patën një rritje të mprehtë. “Të dy asetet ndjekën rritjen globale të parasë M2,” tha eksperti i Merkle Tree Capital Ryan McMillin.
Sipas tij ari reagon menjëherë ndaj rritjes së parasë M2 ndërsa Bitcoin u duhen të paktën 90 ditë për të nisur një lëvizje. Megjithatë pasi u rrit në 3,500 dollarë, ari pati një rënie të shpejtë në 3,300 dollarë duke sinjalizuar një zhvendosje të investitorëve drejt Bitcoin si një ruajtës i vlerës së pasurisë së tyre.
Vendimi i ardhshëm i Rezervës Federale për normën e interesit dhe negociatat e vazhdueshme fiskale midis Uashingtonit dhe Pekinit ka të ngjarë të mbeten katalizatorët kryesorë për Bitcoin në javët në vijim.
Narrativa macro siç duket po shkon në favor të Bitcoin. /PCWorld Albanian
Burimi: pcworld.al