A do të rinisë seriali “Njerëz dhe Fate”? Flasin protagonistët

January 1, 2023
1 minut lexim

“Njerëz dhe Fate” duket se do të vijë në ekranet shqiptare me 10 seritë e ardhshme të tij.

Kështu ka deklaruar një nga protagonistët e serialit të famshëm shqiptar, aktori Arben Derhemi i cili sinjalizoi këtë rikthim pak kohë më parë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Derhemi deklaroi gjatë një emisioni në RTSH se kur e jep fjalën e mban deri në fund, duke nënkuptuar se seriali shumë i dashur për shqiptarët do të rikthehet sërish.

“Unë kam hedhur dika në rrjetet sociale dhe atë e di unë si personi që do jem edhe producent i 10 serive të ardhshme. Kur jap fjalën e mbaj deri në fund atë fjalë. Kështu që atë e di unë”, deklaroi ai.

Të njëjtën gjë pohuan edhe protagonistët  e tjerë të këtij filmi të cilët ishin të ftuar në program.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Foshnja e parë e vitit 2023 lindi një minutë pas mesnate

Story i radhës

Çka ndodh tash me sheshin “Xhorxh Bush”? Tregon nënkryetari i Prishtinës

Të fundit nga

ShkoLartë