Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Torinon, trajneri kuqezi Massimiliano Allegri, foli edhe për të ardhmen e Luka Modriç. Kroati do të duhet të vendosë në fund të sezonit nëse do të qëndrojë te “Djalli”: “Unë nuk kam folur me Luka, varet nga ai”.
Allegri komentoi edhe garën për titull: “Është normale që humbja ndaj Lazios, siç kam thënë edhe pas ndeshjes, ka peshuar shumë. Interi mendonte se kishte humbur dy pikë, por në fund fitoi një.
Ende gjithçka është e hapur, deri sa matematika të tregojë ndryshe. Interi ka shumë pikë avantazh, e ka fatin në dorë.
Ne e kemi fatin në dorë për Champions. Kur matematika të tregojë se nuk mund t’ia dalim, atëherë nuk mund ta fitojmë më titullin”.
Për episodin me zëvendësimin e Leaos ndaj Lazios, ku portugezi u ankua me Pulisic për një pasim të humbur gjatë aksionit, para se të largohej nga fusha:
“Kush ka topin duhet të shohë lojtarin e lirë, është shumë e thjeshtë. Nëse nuk sheh, nuk mund të kalojë topin.
Nuk është se Pulisic nuk ia kaloi topin Leaos sepse nuk donte. I thashë Leaos që Pulisic nuk e pa; përndryshe do t’ia kalonte topin”.
Burimi: botasot.info


