A do të ndërmarrë BE sanksione ndaj Serbisë pas sulmit në Kosovë? Shcolz dhe Von der Leyen: Dënojmë aktin, presim përfundimin e hetimeve

Pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, kancelari i gjermanisë,Olaf Scholz, sëbashku me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenten e KiE-së, ursula Von der leyen, mbajtën jë konferencë të përbashkët për mediat.

Të pyetu nga gazetarët shqiptarë se a do të ndërmarrë sanksone BE ndaj Serbisë pas sulmeve terroriste që ndodhën në 24 shtator në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një ofcer policie, Von der Leyen dhe Scholz ishin në të njëjtën linjë, ku u shprehën se dënojnë aktin, ndërsa janë ende në pritje të një hetimi të plotë të ngjarjes.

Pyetje: A do të marrë BE sanksione ndaj asaj që ndodhi në 24 shtator në veri të Kosovës?

Von der Leyen: Sulmi në 24 shtator ishte i tmerrshëm. Ne po presim hetimet për të përcaktuar më pas.

Scholz: Nuk kam shumë për të thënë, ne dënojmë sulmet e 24 shtatorit mbi policinë në Kosovë. Po presim investigimet e mëtejshme si nga Kosova ashtu dhe nga Serbia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Më në fund Fedez ndihet i lumtur si ‘një fëmijë’, ja pse

Story i radhës

Përplasje me Brojën? Sylvinho tregon se çfarë ndodhi me të para ndeshjes ndaj Çekisë

Të fundit nga