Drejtori i “Rrugëve Shtetërore”, Ejup Rustemi në “Click21” tha se aktualisht nuk ka mjete financiare për rehabilitimin e autostradës Shkup-Kuanovë. Sipas tij kjo ndodh pasi është rritur çmimi i materialeve ndërtuese dhe si rrjedhojë mjetet e parapara nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet për meremetimin e kësaj rruge.
“Krej kjo lufta që ndodhi në Ukrainë, me rritjen e çmimeve, posaçërisht në sferën e ndërtimtarisë që kemi rritje diku 55 deri 63 për qind janë rritur çmimet në ndërtimtari. Kjo ka shkaktuar probleme shtesë. Ai kredit, që ka qenë 181 milionë është ka fundi dhe nuk kemi mundësi që ta mbulojmë me atë. Ne jemi duke shikuar mundësi të tjera financiare pasi që puna e parë është që duhet të gjejmë burimet financiare”, tha mes tjerash Rustemi.