A do të mbahet premtimi për sheshin e Tetovës? Kasami: Po punohet intensivisht, pres versionin përfundimtar të projektit

Sheshi i Tetovës dikur kishte shatërvanë dhe gjelbërim, por kjo është gjendja e tij për momentin.
Kështu duket projekti për sheshin e Tetovës, të cilin kryetari i tanishëm Bilall Kasami e prezantoi para qytetarëve kur e kërkonte besimin e tyre. Por a do ta mbajë premtimin Kasami? Kryetari premton sërish.

“Besoj se po jemi duke punuar intesivisht në përgatitje të projektit, besoj se brenda një muaj do kemi versionin përfundimtar të projektit, që pastaj të kërkojmë edhe fonde për realizimin e atyre.”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Kasami tregon se në shesh fillimisht do të intervenojnë duke vendosur pajisje urbane, ndërsa studentë të dy universiteteve punojnë mbi projektin e sheshit.

“Janë dy projekte që janë duke u punuar për sheshin, njëri ka të bëjmë me rifreskim të sheshit dhe njëri ka të bëjmë rregullimin e sheshit me pajisje urbane. Këtë projekt jemi duke e bërë dhe këtë jemi duke e realizuar me programet studimore të arkitekturës në kuadër të UT-së edhe UEJL-së.”- tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Nga rrënimi i sheshit të vjetër, në çdo cikël të zgjedhjeve lokale është premtuar shesh i ri modern, por deri më tani asgjë nuk është punuar.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Itali – Angli, 1000 agjentë në aksion

Story i radhës

Kusari-Lila: Vetëmenaxhimi nuk është autonomi territoriale

Të fundit nga