a do te mbahet premtimi per sheshin e tetoves kasami po punohet intensivisht pres versionin perfundimtar te projektit 641c93369455a

A do të mbahet premtimi për sheshin e Tetovës? Kasami: Po punohet intensivisht, pres versionin përfundimtar të projektit

March 23, 2023
1 minut lexim

Sheshi i Tetovës dikur kishte shatërvanë dhe gjelbërim, por kjo është gjendja e tij për momentin.
Kështu duket projekti për sheshin e Tetovës, të cilin kryetari i tanishëm Bilall Kasami e prezantoi para qytetarëve kur e kërkonte besimin e tyre. Por a do ta mbajë premtimin Kasami? Kryetari premton sërish.

“Besoj se po jemi duke punuar intesivisht në përgatitje të projektit, besoj se brenda një muaj do kemi versionin përfundimtar të projektit, që pastaj të kërkojmë edhe fonde për realizimin e atyre.”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Kasami tregon se në shesh fillimisht do të intervenojnë duke vendosur pajisje urbane, ndërsa studentë të dy universiteteve punojnë mbi projektin e sheshit.

“Janë dy projekte që janë duke u punuar për sheshin, njëri ka të bëjmë me rifreskim të sheshit dhe njëri ka të bëjmë rregullimin e sheshit me pajisje urbane. Këtë projekt jemi duke e bërë dhe këtë jemi duke e realizuar me programet studimore të arkitekturës në kuadër të UT-së edhe UEJL-së.”- tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Nga rrënimi i sheshit të vjetër, në çdo cikël të zgjedhjeve lokale është premtuar shesh i ri modern, por deri më tani asgjë nuk është punuar.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

itali angli 1000 agjente ne aksion 641c933412812
Story i mëparshëm

Itali – Angli, 1000 agjentë në aksion

kusari lila vetemenaxhimi nuk eshte autonomi territoriale 641c96f618b29
Story i radhës

Kusari-Lila: Vetëmenaxhimi nuk është autonomi territoriale

Të fundit nga

ShkoLartë