A do të largohen retë e zeza? E gjithë BDI-ja bashkë: “Janë një organizatë qe 20 vjet, kanë lidhje të ngushtë”

min lexim

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së BDI-së në Tetovë, përcjell TV21. Para mbledhjes, lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti u pyet se cilën këngë do të ia këndojë “Grupit të Zjarrit”, ai u përgjigj:

“Po i bjen era retë e zeza”, tha Ahmeti.

Më pas erdhi zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, i cili bëri të ditur se në mbledhjen e sotme tema e vetme do të jetë “Fronti Evropian”.

“Tema është “Fronti për Europë” dhe nuk do të ketë tema tjera”, tha Osmani.

E anëtarë i Kryesisë së kësaj parite, Artan Grubi tha se pavarësisht këngës që po e përmend Ahmeti, ai është optimist dhe deklaroi se “moti do të kthejllet”.

“E dëgjova kryetarin, do të thotë është një nga këngët e tija më të preferuara, por unë vlerësojë se përtej këngës, do të kthjellohet qielli. Cila është juaj e preferuar z. Grubi? Keqë Hyseni”, tha mes tjerash Grubi.

I pyetur nëse do të shqyrtohet kërkesa e “Grupit të Zjarri” për të hapur debatin për llogaridhënie të anëtarëve të ekzekutivit nga BDI, Grubi tha se kjo temë është konsumuar.

“Mendoj se është temë e konsumuar kjo më. Mirë, ka anëtarë të Kryesisë që do të vendosin se për çfarë do të bisedohet. Tema është Fronti për Europë”, deklaroi Grubi.

E anëtari tjetër i Kryesisë, Fatmir Dehari tha se do të besojë se do të ketë pajtim mes dy hrupeve brenda BDI-së.

“Janë një organizatë që 20 vjet kanë një lidhje të ngushtë shoqërore. Gjithë ato që kemi kaluar bashkë mendoj se janë ajo pika ku gjithë ne duhet të reflektojmë. A besoni se do të tejkalohen këto? Gjithmonë dua të besoj”, tha mes tjerash Dehari. /tv21.tv

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Maguire lartëson veten

Story i radhës

Türkiye dënon fuqishëm sulmin ndaj Kuranit dhe flamurit turk në Danimarkë

Të fundit nga