A do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare me zgjedhjet lokale? Ali Ahmeti thërret në mejdan, Mickoski thotë përgatituni për përgjegjësi

November 2, 2024
min lexim


A do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm në tetor?! Kjo pyetje parashtrohet pasi që liderët e partive politike filluan me thirrje të tilla. I fundit që kërkoi një gjë të tillë ishte Ali Ahmeti në takimin me qytetarët në Bogovinë.

“Mickoski dje vetë deklaroi se në tetor të vitit të ardhshëm, sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. Hristijan Micksoki këtu është para prove a është burrë që i mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të friguar opozitën maqedonase. Opozita maqedonase duhet të jetë e guximshme, sepse nuk kanë çfarë të humbin le të përgatitet mirë sot 1 vjet në fushë të mejdanit me VMRO-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, dhe ata që nuk mendojnë si ne sot hiqen si përfaqësues të shqiptarëve në institucionet e vendit”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.


Duke komentuar deklaratën e Ahmetit, Mickoski sot tha se ata së pari le të përgatiten për përgjegjësi, ndërsa për zgjedhje kur të vijë koha.

“E ndjejnë edhe ata vendosmërinë e Qeverisë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E dinë çfarë kanë bërë 20 vjetët e fundit, janë të vetëdijshëm dhe e dinë se ngadalë por sigurt po vjen dita kur ata do të duhet të përgjigjen. Andaj si rezultat i kësaj frike ata në mënyrë joparimore marrin guximin dhe mendojnë se në atë mënyrë do të tërheqin më shumë votues. Porosia e ime për ta është që të përgatiten për përgjegjësi, ndërsa për zgjedhje kur të vijë koha”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.


Me koment u paraqit edhe Izet Mexhiti, ministër në Qeveri nga koalicioni VLEN.
Sipas Mexhitit, para se Ahmeti të caktojë mejdan, BDI do të bënte mirë t’i përgjigjet publikut në pyetjet e mëposhtme:


  • çfarë oferte përmbajnë SMS porositë të cilat ia kanë dërguar Kryeministrit Mickovski në kohën kur po negociohej qeveria e re?!
  • çfarë oferte vendosën në tavolinë në dhomën 161 në Parlament emisarët e Frontit Evropian derisa VLEN dhe VMRO DPMNE negocionin kabinetin e ri qeveritar?!
  • a është e vërtetë se vetëm dy ministri dhe as Kryetari i Parlamentit, ishte oferta e BDI-së për VMRO-në vetëm që të jenë përsëri në Qeveri?!

TV21 kontaktoi edhe liderin e LSDM-së, Venko Filipçe. Ai nuk deshi të komentojë, por megjithatë tha se qëndrimin zyrtar do ta shpalosin të hënën në konferencë zyrtare për media.

Vetë temën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në tetor të vitit të ardhshëm me ato lokale, Mickoski e ngriti në foltoren e Kuvendit të enjten gjatë pyetjeve të deputetëve. Nëse doni të shkoni në zgjedhje, le të matemi, ishte përgjigjja e Mickoskit ndaj Filipçes, për thirrjet se duhet ta kthejë mandatin, sepse para se të bëhet kryeministër ka thënë se nuk do ta përdor “E Veriut” as me koston e postit të kryeministrit.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mediat bullgare: Nikolloski manipulon – S’ka negociata të reja për Korridorin 8!

Story i radhës

Rama: Vijon puna për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Tiranës, realizimi fizik ka arritur 80%

Të fundit nga

ShkoLartë