“Për momentin Qeveria funksionon normal dhe nuk ka arsye për ndonjë rikonstruim. Ministrat tanë Bekim Sali dhe Admirim Aliti janë ndër kuadrot më të suksesshëm, jo vetëm në Alternativë, por edhe në gjithë Qeverinë në përgjithësi. Për këtë, nuk shohim arsye për hapjen e temave të tilla të panevojshme”, thonë nga “Alternativa”.
Çështja e rikonstruimit të vogël u hap pasi dorëheqje paralajmëroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga radhët e PLD-së Goran Milevski, i cili sot pritet ta dorëzojë dorëheqjen në Qeveri.