a do te kete koalicion me ldk ne flet per here te pare albin kurti 6a3a5696aeb58

A do të ketë koalicion me LDK-në? – Flet për herë të parë Albin Kurti

June 23, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka komentuar për herë të parë mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve.

I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me LDK-në, Kurti tha se komunikimi me partitë politike do të nisë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

“Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimin menjëherë”, deklaroi ai.

Kjo vjen pasi zyrtarë të LDK-së kanë shprehur gatishmëri për diskutime rreth një bashkëpunimi të mundshëm për formimin e institucioneve të reja.

Megjithatë, Kurti nuk dha detaje të tjera lidhur me formatin e mundshëm të bashkëpunimit, duke lënë të hapur çështjen e negociatave pas përfundimit të procesit të certifikimit të rezultateve.

 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump per doreheqjen e starmer krimi energjia dhe emigracioni sollen renien e tij 6a3a521921261
Lajmi i mëparshëm

Trump për dorëheqjen e Starmer: Krimi, energjia dhe emigracioni sollën rënien e tij

qendroi gjithe naten para kryeministrise protestuesi i pergjigjet rames fotoja ime ne murin tend me ben pis 6a3a571024830
Lajmi i radhës

Qëndroi gjithë natën para Kryeministrisë, protestuesi i përgjigjet Ramës: Fotoja ime në murin tënd më bën pis!

Të fundit nga

ShkoLartë