qendroi gjithe naten para kryeministrise protestuesi i pergjigjet rames fotoja ime ne murin tend me ben pis 6a3a571024830

Qëndroi gjithë natën para Kryeministrisë, protestuesi i përgjigjet Ramës: Fotoja ime në murin tënd më bën pis!

June 23, 2026
min lexim

Protestuesi Erlis Sina, i cili ishte në mesin e disa qytetarëve që qëndruan gjithë natës para Kryeministrisë, i është përgjigjur mesazhit publik që i drejtoi kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi edhe një foto të tij.

“Mos më thuaj se te fotografia ime sheh veten tënde”, i drejtohet protestuesi kryeministrit duke shtuar se nuk janë njësoj dhe se nuk është ai që e ka pushtetin apo kontrollin mbi institucionet, buxhetet dhe fatet e vendit.

“Unë nuk jam ti. Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë. Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve. Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi. Ti je. Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt. Ti nuk je viktima e halleve të mia. Ti je autori i tyre.”, shkruan ai.

Sina e akuzon qeverinë për nxitjen e emigrimit të të rinjve, padrejtësi sociale dhe mungesë të perspektivës në vend. Ai argumenton se pakënaqësia qytetare nuk buron nga manipulimet politike apo ndikimi i rrjeteve sociale, por nga vështirësitë e përditshme me të cilat përballen qytetarët.

“Mijëra njerëz nuk mbushin sheshet sepse i manipulon algoritmi. Nuk protestojnë sepse ua kërkojnë influencerat. Nuk zemërohen sepse ua dikton opozita. Ata dalin në shesh sepse jetojnë realitetin çdo ditë.”, shton ai.

Në fund qytetari i thotë se fotografia e tij në profilin e kryeministrit e bën atë pis, duke shtuar se nuk mund ta përdorë për të “larë” përgjegjësitë e tij.

Fotografia ime në murin tënd më bën pis. Mos e përdor për të larë përgjegjësitë e tua. Mos e përdor për të fshehur dështimet e tua. Mos e përdor për të ndërtuar historinë tënde si shpëtimtar. Unë nuk jam ti. Dhe nëse jam në shesh, nuk jam aty sepse më ka mashtruar dikush. Jam aty sepse e di shumë mirë kush më ka sjellë deri këtu.”, shton ai.

REAGIMI I PLOTE:

Pergjigje e detyruar per Edi Ramen!

UNË NUK JAM TI!

Mos më thuaj se te fotografia ime sheh veten tënde.

Unë nuk jam ti.

Unë nuk jam ai që ka pushtetin prej vitesh në dorë.

Nuk jam ai që firmos vendime që ndryshojnë jetët e njerëzve.

Nuk jam ai që kontrollon institucionet, buxhetet dhe fatet e këtij vendi.

Ti je.

Prandaj mos guxo të më thuash se halli im është si halli yt.

Ti nuk je viktima e halleve të mia.

Ti je autori i tyre.

Je autori i emigrimit të mijëra të rinjve që nuk panë më të ardhme në Shqipëri.

Je autori i padrejtësive që i detyrojnë njerëzit të largohen nga vendi i tyre.

Je autori i arrogancës së një pushteti që nuk dëgjon më askënd përveç vetes.

Kur thua se ke frikë nga ata që mund t’i bëjnë keq Shqipërisë, harro një gjë:

Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e votës.

Nuk ka humnerë më të thellë se grabitja e pronës.

Nuk ka humnerë më të thellë se shkatërrimi i dinjitetit.

Nuk ka humnerë më të thellë se vjedhja e së ardhmes së një brezi të tërë.

Mijëra njerëz nuk mbushin sheshet sepse i manipulon algoritmi.

Nuk protestojnë sepse ua kërkojnë influencerat.

Nuk zemërohen sepse ua dikton opozita.

Ata dalin në shesh sepse jetojnë realitetin çdo ditë.

Sepse paguajnë faturat.

Sepse kërkojnë punë.

Sepse presin në spitale.

Sepse shohin fëmijët të largohen.

Sepse ndihen të huaj në vendin e tyre.

Dhe kur ti përpiqesh t’i paraqesësh si turmë të përdorur, nuk po i kupton.

Po i përçmon.

Fotografia ime në murin tënd më bën pis.

Mos e përdor për të larë përgjegjësitë e tua.

Mos e përdor për të fshehur dështimet e tua.

Mos e përdor për të ndërtuar historinë tënde si shpëtimtar.

Unë nuk jam ti.

Dhe nëse jam në shesh, nuk jam aty sepse më ka mashtruar dikush.

Jam aty sepse e di shumë mirë kush më ka sjellë deri këtu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

a do te kete koalicion me ldk ne flet per here te pare albin kurti 6a3a5696aeb58
Lajmi i mëparshëm

A do të ketë koalicion me LDK-në? – Flet për herë të parë Albin Kurti

irani refuzon inspektimet e iaea s ne centralet e demtuara berthamore 6a3a577072dad
Lajmi i radhës

Irani refuzon inspektimet e IAEA-s në centralet e dëmtuara bërthamore

Të fundit nga

ShkoLartë