trump per doreheqjen e starmer krimi energjia dhe emigracioni sollen renien e tij 6a3a521921261

Trump për dorëheqjen e Starmer: Krimi, energjia dhe emigracioni sollën rënien e tij

June 23, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit britanik Keir Starmer, duke e cilësuar atë si “një mik në një farë mënyre”, por njëkohësisht duke kritikuar ashpër politikat e tij.



Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Starmer kishte bërë gabime të mëdha në çështjet e energjisë, imigracionit dhe sigurisë, të cilat sipas tij çuan në rënien politike të liderit laburist.

“Ai është një mik shumë i mirë, do të thoja unë – një mik në një farë mënyre”, tha ai.

Por presidenti amerikan kritikoi gjithashtu qëndrimin e Starmer ndaj aleancës së NATO-s, duke pretenduar se kryeministri britanik “nuk ishte i mirë me ne në NATO”.

Trump shprehu pakënaqësi edhe për vendimin e Starmer që të mos mbështeste operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit.

Sipas Trump, politikat e energjisë dhe imigracionit, së bashku me rritjen e kriminalitetit, ishin faktorët kryesorë që dëmtuan pozicionin e Starmer në skenën politike britanike.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

provimi i jurisprudences aliu vlen po ben zgjidhje ne baze te infrastruktures juridike 6a3a400ff27e0
Lajmi i mëparshëm

Provimi i jurisprudencës, Aliu: VLEN po bën zgjidhje në bazë të infrastrukturës juridike

a do te kete koalicion me ldk ne flet per here te pare albin kurti 6a3a5696aeb58
Lajmi i radhës

A do të ketë koalicion me LDK-në? – Flet për herë të parë Albin Kurti

Të fundit nga

ShkoLartë