A do të ketë goditje të re çmimesh nga 1 Marsi? Përgjigjet ministri Bekteshi

February 23, 2022
1 minut lexim

Kufizimi i marzheve nuk do të çojë në çmime më të larta të disa produkteve ushqimore, sepse vlerësimet e marzheve, përveç produkteve, në elementë të tjerë janë aq të larta sa nuk besoj se pjesa e prodhimit në formimin e çmimeve do të rritet kaq shumë. Nuk do të ketë goditje të re çmimesh nga 1 marsi, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin “Top Tema”.

Sipas tij, Ministria e Ekonomisë së bashku me institucionet e tjera kanë bërë një analizë të plotë në periudhën nga 1 dhjetori e deri më sot.

“Ne e analizojmë tregtinë dhe të gjithë zinxhirin dhe çmimet që formohen. Sa i përket të dhënave të mbledhura dhe me ndihmën e ekspertëve të jashtëm vendosëm që nga 1 marsi të ndryshojë mënyra e rregullimit të tregut të produkteve të caktuara”
tha Bekteshi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vuçiç i vë kusht Ukrainës të dënojë NATO-n për 1999, po Tirana pse nuk i vë kusht atij të dënojë Millosheviçin?

Story i radhës

Berisha me fermerët: Rama hap tregun me Serbinë, ju falimenton

Të fundit nga

ShkoLartë