A do të kandidoni për kreun e selisë blu? Alibeaj paralajmëron ndryshimin e madh në Partinë Demokratike

Enkelejd Alibeaj lë mundësinë e hapur për të kandiduar në garën për kreun e Partisë Demokratike.

I pyetur nga gazetari Sokol Balla, nëse do të kandidojë apo do të mbështesë ndonjë kandidat tjetër në këtë garë, Alibeaj tha se do të bëjë çdo lëvizje për të mos përçarë më shumë PD-në.

Ju do kandidoni apo mbështesni ndonjë kandidatë?

“E para, jo për të krijuar rryma, e kam menduar dhe këtë. Të gjitha veprimet që kam bërë deri më tani, është për mos krijimin e frakturave të reja në PD. Ajo se çfarë ka ndodhur deri më tani, është se PD është ka mbështetje të veten, ka potencial për tu rritur. Ka plazmuar jo vetëm tek mbështetësit e PD, por dhe jashtë saj për filozofinë tonë. Çfarë do lloj lëvizje individuale që do sjell rrezik për tensione të reja në PD, s’do ja lejoja vetes ta bëja një gjë të tillë. Unë do bëjë çfarë do lloj lëvizje për të mos përçarë, por për ta përforcuar në këtë rrugë PD. Nëse do shoh sinjale të dobësimit të qëndrimit ndaj së shkuarës, Berishës, të respektimit të raporteve me SHBA, të distancimit nga korrupsionit, janë të patolerushme. Ky është pragu që bënë ndarjen e akteve.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri Aliu: Po bëjmë përpjekje që autostrada e Gjilanit të përmbyllet këtë vit

Story i radhës

Grenell flet hapur: I binda Thaçin e Vuçiqin për ta zhbërë Gjykatën Speciale

Të fundit nga