AS Roma nis një ofensivë të re për të transferuar futbollistin Granit Xhaka.
Kështu bën të ditur gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”.
Trajneri Jose Mourinho dhe Roma ka kohë që e kërkojnë Xhakën.
“Arsenali dhe klubi i Serie A nuk arritën të bien dakord para nmjë kohe për transferimin e Xhakës.
Mourinho thuhet se është shumë i impresionuar me personalitetin dhe performancën e 29-vjeçarit, kontrata e të cilit është deri në vitin 2024.
Prandaj portugezi dëshiron të bëjë një ofertë të re për mesfushorin.
Megjithatë, pika kryesore e diskutimit do të jenë edhe një herë paratë. Arsenali kërkoi 26.5 milionë franga
zvicerane vitin e kaluar. Romakët donin të vendosnin vetëm pak më pak se 12.5 milionë franga zvicerane në tryezë. A do ta gjejnë njëri – tjetrin këtë herë dy palët?”, shkruan media zvicerane “Blick”.