Myrto Uzuni e ka nisur në mënyrë të frikshme kampionatin në La Liga 2.
Sulmuesi shqiptar ka arritur që të shënoj 6 gola në 6 javët e parë.
Në ditën e djeshme, lojtari i Kombëtares tundi rrjetën kundër Mirandes dy herë. Kështu Granada arriti të fitonte me shifrat 2-1, duke i marrë tre pikët e çmuara dhe duke parë na kryesimi i tabelës.
Statistikat e frikshme të Myrto Uzunit arrijnë në Spanjë deri në pikën sa të thuhet se sulmuesi shqiptar shënon gol në çdo dy goditje drejt portës. Por a është ky momenti për të qenë i njëjti edhe me Kombëtaren?
Ndeshjet e shtatorit vijnë shpejt…