Profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj ka folur për zgjedhjet dhe koalicionet e mundshme pas zgjedhore.
Sipas tij, një koalicion PDK-LDK do ta dëshironin që të dy partitë politike.
Ai shton se koalicionet e më parshme të tyre ishin përvoja të këqija për shtetin.
Maxharraj shton se më herët ishte qëndrim i votuesit dhe elektoratit se LDK nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK.
“Qëndrimet dhe parimet e elektoratit të LDK-së me fanatizëm i mbrojti edhe presidentja Vjosa Osmani. Por me ardhjen e antirugovistit për kryetar të LDK e përjashtoi Vjosën nga të gjitha struktuart bile edhe nga anëtarësia e LDK-së. Kështu Isa Mustafa i bërë tradhti LDK-së duke bërë kolacion me PDK-në për shkak të pazareve me Hashim Thaçin që ai të merr pozitën e kryeministrit, ndërsa Thaçi atë të presidentin”, thotë ai.
Sipas tij, pa këtë koalicion as Mustafa e as Thaçi nuk mund të zgjidheshin në pozitat që ata i morën.
“Ky koalicion e rrëzoi LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në vetëm 12%”, shton ai.
“Nuk di dhe nuk jam i sigurt se si do të veprojë kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili nuk mund të konsiderohet si një rugovist kur ai para një interviste më Qim Peken e heq foton e kryetarit Rugova nga muri ku ishte i varur. Por duke e parë se ky pasardhës dhe i nominuar për kryetar të LDK-së nga vet Isa Mustafa mund të ndodhë që të bëjë ndonjë koalicion përseri me PDK-në, kundër votuesit dhe elektoratit të LDK-së, i cili nuk do të jetë i suksesshëm”, potencon Maxharraj.
Burimi: botasot.info