a do te behet pde ja pjese e qeverise apo do te bashkepunoje me opoziten flet arjanit

A do të bëhet PDE-ja, pjesë e Qeverisë apo do të bashkëpunojë me opozitën, flet Arjanit Hoxha

September 22, 2023
1 minut lexim

Arjanit Hoxha, kryetar i Partisë Demokratik Evropiane është personaliteti i radhës që sot foli rreth të gjitha pritshmëritë e tij dhe PDE-së në skenën politike.

Hoxha në një intervistë për Indeks.mk tha se PDE-ja ka dalë si subjekt nga Lëvizja Besa, sepse siç thotë tashmë ish partisë në të cilin gëzonte pozitën e zëvendëskryetarit i ka humbur koncepti po edhe identiteti.

Sipas Hoxhës, koalicionimi, koordinimi me VMRO-në që po bën Lëvizja Besa është në dëm të shqiptarëve.

Deklarimin e tij, Hoxha e mbështet duke treguar rastin e Zelenikovës, ku sipas Hoxhës, kryetari i VMRO-së në atë komunë, tenton të fshijë dhe zhdukë gjithçka shqiptare.

Shton se partia që kërkon 61 mandate siç është rasti me Mickoskin dhe VMRO-në, tregon se kjo parti në të ardhmen nuk do të ketë nevojë për partner por për njerëz që do i qëndrojnë vazal.

Thotë se deri më tash nuk është diskutuar brenda strukturave për hyrje të PDE-së në Qeveri, mirëpo nuk e hedh poshtë mundësinë sepse siç thotë, nuk është lider që do të betonte qëndrimin e strukturës po dhe aktivistëve në opozitë.

Shton se për të parandaluar VMRO-në dhe për të ruajtur dhe për mos të devijuar rrugën drejtë integrimit në BE, duhet me patjetër bashkimi i partive shqiptare në një front të përbashkët.

Veçon se vetëm numri më i madh i deputetëve shqiptarë në Kuvend, në përbërjen e ardhshme do të pengonte VMRO-në në zbatimin e qëllimeve të errëta.

Për më tepër, ndiqeni intervistën e plotë të Arjanit Hoxhës për indeks.mk.

MARKETING

RENT A CAR

kosove 64 per qind e grave besojne se ka ngacmime seksuale ne sektorin privat 650ddba8406e0
Story i mëparshëm

Kosovë: 64 për qind e grave besojnë se ka ngacmime seksuale në sektorin privat

kryeministri i polonise i drejtohet zelenskit mos i ofendo me polaket 650ddfff8f35c
Story i radhës

Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskit: Mos i ofendo më polakët

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë