A do ta votojë marrëveshjen PS-PD? Përgjigjet Fatmir Mediu

min lexim

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka shprehur qëndrimin e tij në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Now për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, konkretisht për listat.

Sipas Mediut, e rëndësishme ishte që përmes kësaj reforme të mbroheshin zgjedhjet e ndershme dhe të lira, që paramisht në këndvështrimin e tij kjo gjë nuk u bë nga deputetët.

“Unë do votoj kundër, do votoj vetëm për pikën për qytetarët e diasporës. E rëndësishme është që ne në reformën zgjedhore të mbronim interesat e zgjedhjeve të ndershme e të lira për parlamentarizmin shqiptar. Unë nuk kam bindjen që nuk kemi bërë atë gjë që duhej.”-tha ai.

Gjithashtu kreu i Partisë Republikane tha se me ndarjen e listave, ku 1/3 mbetet e mbyllur, kurse 2/3 e hapur, përsëri fuqinë e ka kryetari i partisë, që për interesa të ndryshme zgjedh të vendosë kandidatë të caktuar në krye të listës.

“Unë besoj tek perëndia, jo tek liderët apo uhdhëheqësit e partisë.Lideri i partisë është njeri i gabueshëm dhe çdo udhëheqës partie ka interesat e veta. Gjithashtu edhe çdo kandidat partie ka interesat e veta. Kurse interesat e një shoqërie përfaqësohen nga konkurimi, nga gara mes kandidatëve.”-tha Mediu.

Story i mëparshëm

Paralajmërohet padi për disa personalitete nga familja e Faton Hajrizit

Story i radhës

Guterres: Njerëzimi po vuan prej epidemisë së nxehtësisë ekstreme

Të fundit nga